Permbledhje – Am’aneti – Episodi i ri – E hene 30.08.2021

Jamani dhe Seheri shkojnë në një restorant luksoz, ku Jamani ka prenotuar për ato të dy. Seheri shikon e çuditur se si Jamani nxjerr nga xhaketa tij unazën për Seherin. E tensionuar, ajo e vendos në gisht por e ka shumë të ngushtë dhe menjëherë shkon në tualet që ta rregullojë. Pasi Seheri rikthehet, Jamani ngrihet në këmbë për t’i vendosur një tjetër unazë, atë me gur. Seheri ngelet shumë më e shokuar, veçanërisht pasi pranë tyre vjen një turmë e tërë gazetarësh, fotografësh dhe kameramanësh, që i rrethojnë.

Seherit i pëshpërit në vesh Jamani, duke i thënë se kjo ishte mënyra më e besueshme për të, që t’i bindnin të gjithë se ato të dy janë bashkë. Pasi fotografohen dhe u përgjigjen disa pyetjeve, Seheri ndihet ende më në siklet para Jamanit, prandaj shpreh mendimin e saj, se ajo nuk i përngjason femrave që ka pasur ai në jetën e tij, sepse nuk është një aristokrate. Jamanin buzëqesh lehtë, dhe pohon se nuk është si asnjëra prej tyre, pasi është shumë më e veçantë, shumë më vetvetja dhe origjinale në sjellje e pamje. Ajo mëson nga Jamani, se ky i fundit nuk ka pasur asnjë partnere në jetën e tij më parë, ndaj Seheri është e para. Teksa ndodhen ende në lokal, Seheri vëren që Selimi e shikon nga larg dhe largohet pa i folur, ndaj vrapon për tek ai, por i lënduar, Selimi vetëm e uron dhe largohet, me lot në sy. Ai u shpreh duke menduar se lidhja mes Seherit dhe Jamanit ka filluar prej kohësh, por edhe Seheri nuk i përgjigjej dot siç do dëshironte, për shkak të sekretit që ka me Jamanin. Pasi shkojnë në shtëpi, Ikbali u kërkon që të bisedojnë.

Sipas saj, ato janë shumë vonë me të gjitha punët e dasmës, dhe mes tyre, përmend edhe kërkimin e dorës së vajzës, nga familja saj. Ikbali shokohet e tëra kur Jamani i kërkon Seherit që të lajmërojë Nadiren se të nesërmen në darkë do shkojnë në shtëpinë e saj për të kërkuar dorën, dhe kështu, Ikbali bëhet shkak i përshpejtimit të dasmës së tyre. Nga ana tjetër, Iboja gënjen Karanë se gjoja nëna tij është penduar lidhur me të, dhe të njëjtën gjë i thotë nënës së tij. Kur ato të dyja takohen, e vërteta del në shesh dhe situata rrjedh më për keq.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*