Shifra e majme që fiton Meryem Uzerli për çdo episod!

Meryem Uzerli, aktorja që u bë e njohur për publikun shqiptar me serialin “Mbretëresha e Natës”, duket se është në kulmin e karrierës së saj. Ajo është shpërgnulur nga Gjermania në Turqi, në vitin 2011 dhe prej asaj kohe, karriera e saj ka qenë vetëm në ngritje. Jo më kot, Meryem ka vendosur të vazhdojë jetën e saj në Turqi, pavarësisht se origjina e saj është turko-gjermane.Edhe pse e ka nisur karrierën si modele, tashmë Meryem mbush kopertinat e revistave për punën e saj në kinematografi dhe jo si modele. Së fundmi, mediat turke kanë zbuluar shifrën që ajo merr për një episod. Sigurisht kjo gjë mund të variojë edhe nga projekti në të cilin po punon, gjithësesi, mesatarisht Meryem fiton 50 mijë dollarë për një episod. Tani, mendoni pak në sa episode është shfaqur aktorja në serial? Epo, le të themi mjaftueshëm sa për të mos arritur ta llogaritim dot pasurinë e saj.

Author: admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *