“Sheherzadja” e zonja edhe në biznes, këtë punë e bënë jashtë aktrimit

Aktorja tash e katër vite ka biznesin e saj Berguzar Korel, aktorja e cila u bë e njohur me rolin e saj si “Sheherzadja” arriti që të bëjë për vete shikuesit e këtij serialit.

E dashur me të tjerët ashtu si në serial është edhe në jetën e saj të përditshme. Aktorja u pa edhe në role tjera përpos të “Sheherzades”, ku me këto rrole ajo arriti të rrëmbejë edhe disa çmime.

Berguzar Korel veç aktrimit ajo e gjenë veten edhe në diçka tjetër. Aktorja tash e katër vite ka hapur një lokal të cilin e ka emëruar “Jo veç kafe”, klientët aty mund të provojnë kafen e ftohtë më të mirën në Stamboll. Përpos kafes në menynë e lokalit “Jo veç kafe” ka edhe shumë gjëra tjera si, biskota me shije të çokollatës, sallata, pasta, si dhe lloje të ushqimeve të ndryshme.

Çka është e veçantë e këtij lokali është dizajni dhe enterieri i tij, ku e bënë më unik nga lokalet tjera. Në pamjen e tij vërehet se dominues është materiali i drurit, dhe aty të jepet një ngrohtësi se je futur në një lokal antik. Berguzar Korel krahas angazhimeve të shumta që ka, ajo angazhohet edhe me punët në lokalin e saj.

Ajo u pa shpesh në mesin e myshterinjve të lokalit. “Jo veç kafe” gjendet në lagjen Cihangir të Stambollit, lagje kjo e cila është e karakterizuar me shumë ndërtesa të larta dhe dizajne të bukura.

Author: admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *