“Krahët e dashurisë” nga 27 Prill në ekranin e Vizion Plus!

Wings of Love, një perlë e re në Turqi

Lejla, rrethohet nga shumë njerëz, por në të vërtetë nuk ka kurrkënd përveç foshnjës së saj… Alperin e ka tradhtuar shoku i ngushtë dhe ajo që mendonte se e dashuronte… Hasmeti, do të jetë një pikë kyçe në jetën e të dyve…

Jeta do t’i bashkojë Lejlën dhe Alperin në një skenë arratie.


“Krahet e Dashurise”, në rolet kryesore: Seda Bakan, Kadir Doullu dhe Mustafa Ystyndaë.

Lejla, së bashku me foshnjën e saj, strehohet në shtëpinë e të atit, Salihut. Ajo jeton në kushte të vështira me bashkëshorten e Salihut, Ajlën dhe fëmijët e tyre, Hakverdinë dhe Simgen.

Lejla nuk arrin të merret vesh me Ajlën dhe Simgen dhe jeta për të bëhet gjithnjë e më e vështirë. Hasmeti, një biznesmen i nderuar, në të njëjtën kohë është edhe shefi i Salihut.

Gjatë një vizite pune, ai dashurohet me shikim të parë me Lejlën dhe i propozon për martesë. Për Lejlën, e cila nuk është në dijeni të botës së fshehtë të Hasmetit dhe e respekton atë, ky propozim, më shumë se dashuri, do të thotë një e ardhme e sigurt për foshnjën e saj.

Alperi jeton në Stamboll dhe menaxhon me sukses një restorant. Një aksident që pësojnë vëllai i tij i madh, Xhihani, dhe gruaja e tij, Berna, do të shënjojë jetën e tij.

Ndërsa përpiqet të nisë një jetë të re me vajzën e tij të vogël dhe dy mbesat, Alperi vihet në krye të restorantit të Hasmetit. Rrugët e Alperit dhe Lejlës kryqëzohen papritur në dasmën e Hasmetit dhe Lejlës dhe që nga ai çast, për ta, asgjë nuk do të jetë më si më parë.

Kadir Doullu dhe Seda Bakan, yjet e serialit ndajnë detaje rreth produksionit të ri dhe shpjegojnë ç’do të thotë të jesh pjesë e “fenomenit turk”.

Serialet dramatike turke vazhdojnë rrugën e tyre të suksesshme nëpër botë me shifra shikueshmërie që çojnë në një numër gjithnjë e më të madh kontratash televizive.

“Krahet e Dashurise” është një produksion i ri që premton vazhdim të këtij trendi. Ky triller ka qenë në transmetim që prej gushtit në kanalin FOX Turqi, në orarin kur shikueshmëria është më e lartë.

Author: admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *