Aktori i njohur turk bën investimin e gabuar; Humb një sasi të madhe parash

Halit Ergenc përveç se një aktor tejet i suksesshëm është edhe një investues i mirë i parave të tij.

Ka patur raste kur është komentuar për investime në prona, ndërsa më vone tentoi të hynte në botën e aplikacioneve.

Ai investoi plot 1 milion dollarë për ndërtimin e aplikacionit Pondr së bashku me një ortak, Aziz Akgul. Ky ishte një rrjet social ku njerezit bashkoheshin dhe votonin mes dy opsioneve, ngjashëm me nje aplikacion sondazhesh apo pyetjeve me votim të instagramit.

Por duket se tërë këto para, këtë herë, kanë shkuar dëm për Halit Ergenc. Njerëzit e frekuentonin pak Pondr dhe rrjedhimisht ky aplikacion u mbyll.

Author: admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *