Hande Ercel dhe Murat Dalkilic – një marrëdhënie ‘torturuese’ dashurie

Tashmë çdo dalje e tyre publike është shndërruar në një lajm. Nëse Hande dhe Murat do të shihen në një festë, në një lokal, duke ngrënë mëngjes apo duke pirë kafe, ata do t’i gjejnë dhe do të shkojnë menjëhere t’i ngacmojnë me pyetje. Kështu është kthyer e përditshmja e çiftit më të diskutuar në Turqi Hande Ercel dhe Murat Dalkilic. Ishte divorci i këtij të fundit dhe historia e shpejtë e dashurinë me aktoren e “Jëtë” ç’ka bërë që Murat të rrëmbente të gjithë vëmendjen e mediave rozë. Megjithatë, një jetë e tillë është sfilitëse, gati torturuese sidomos për dikë që është në hapat e parë të dashurisë si në rastin e Murat dhe Hande. Vetëm dy ditë më parë, ata u panë tek darkonin në një restorant dhe gazetarët kanë vërshuar drejt tyre. “Na duhet të shkojmë sa më shpejt, jemi shumë të lodhur” – u shprehën ata dhe u larguan duke nxituar.

Tbt varmış 😉

A post shared by Murat Dalkılıç (@muratdalkilic) on

Author: admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *